Home Blog

Alketa Vejsiu, e verdha e bukur mes lavandrave lejla (Foto)

0

Ajo është pa dyshim një nga ikonat e prezantimit.

Alketa Vejsiu, bukuroshja e ekranit TV Klan tash e disa vite përveç prezantimit, merret edhe me një biznes tjetër të sajin, të emëruar “Class”, ajo çfarë më së shumti e bartë gjatë paraqitjes së saj, “Class”.

Vejsiu është mjaft aktive në rrjetet sociale, dhe ndan me fansat herë pas here fotografi të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Së fundmi, ajo ka realizuar një set të mrekullueshëm fotografik në Valensole të Francës.

Ajo shfaqet klasike me një fustan të verdhë në mesin e një toke të mbushur me lule lavandër.

“Ka kaq shumë parfum të mirë toka dhe jeta…”, shkruan Alketa në mbishkrimin e njërës prej fotogravie, të publikuar në rrjetin social Instagram. /Telegrafi

DAÇIQ UA SHUAN SHPRESAT SERBËVE: TRUMP NUK DO T’IA KTHEJË KOSOVËN, SERBISË!

0

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq ka thënë se është në marrëdhënie të mirë me të gjithë përfaqësuesit e vendeve të huaja, sidomos pas vizitës së tyre në Serbi.

Ai ka shtuar se megjithatë mysafiri i tij i preferuar është ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, të cilit të parit i drejtohet kur Serbia ka ndonjë problem.

“Ende nuk jemi në situatë kur mund t’i drejtohemi (John) Kerryt për të ditur që kemi zgjidhur problem, por kur i drejtohemi Lavrovit, nuk domethënë se kemi zgjidhur problem, por e dimë se Rusia është në anën tonë dhe kur bëhet fjalë për vendimet e OKB-së nuk mund të sillet ndonjë vendim në dëm të Serbisë. Kjo ka ndodhur disa herë – me rastin e rezolutës për Srebrenicën, anëtarësimin e Kosovës në organizata të ndryshme ndërkombëtare, dhe kjo është një marrëdhënie miqësie”, ka thënë Daçiq për mediat serbe, përcjell Telegrafi.

Duke iu referuar votave të fundit në Kombet e Bashkuara kur Serbia votoi kundër rezolutës për Krimenë, Daçiq ka thënë se Serbia nuk do të mund të votoj kundër interesave të Rusisë dhe në të njëjtën kohë pret mbështetjen e saj në situata të diskutueshme.

Ai ka rrëfyer se me të gjithë shtetarët me të cilët ai ishte takuar ka marrëdhënie të mira, dhe që ka një “koleksion” të 100 numrave të telefonit të kolegëve nga vende të ndryshme të botës.

“Fitorja e Trump do të thotë se Serbia do të jetë më mirë se gjatë administratës së Obamës apo Clinton, sepse Trump ka shpallur një qasje të ndryshme nga SHBA për krizat globale,…”, ka thënë më tej Daçiq.

Ai, megjithatë ka shtuar se askush nuk duhet të presë ndryshime që shkruajnë mediat, të tilla si ato që “Trump do t’ia kthejë Kosovën, Serbisë”.

“Der Spiegel”: Aktakuzat e Speciales ngrihen shpejt, Thaçi mund të jetë ndër të akuzuarit

0

“Si komandant gjatë luftës, nofka e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ishte ‘Gjarpri’, sepse ai nuk linte gjurmë. Por, që disa vite, gjurmët e mundshme të tij po i kërkojnë prokurorët e krimeve”. Kështu shkruan revista gjermane, ‘Der Spiegel’, në fillimin e pjesës për Kosovën të një artikulli që i ka kushtuar Ballkanit.

“Në vitet ’90, Thaçi ishte një prej themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa prej vitit 2016 ai është president i Kosovës. Dhe, tani, teksa ka privilegjin që t’i japë ish-bashkëluftëtarit të tij, Ramush Haradinaj, detyrën për formimin e një qeverie, ai përballet me akuza të mundshme për krime lufte nga një tribunal special në Hagë”, shkruan ‘Der Spiegel’, transmeton Gazeta Express.

“Presidenti i Kosovës është i vendosur të demonstrojë se Thaçi i sotëm s’ka asgjë të përbashkët me njeriun që, siç vlerësonte një raport i inteligjencës gjermane, kontrollon ‘një rrjet kriminal që vepron në tërë Kosovën’”, thuhet në shkrimin e revistës gjermane.

“Për shumë njerëz, ai është hero, për të tjerët, kriminel lufte i mundshëm – si e sheh ai këtë polarizim rreth tij? Thaçi pauzon kur pyetet për këtë në zyrën e tij. Më pas, thotë: E para, unë kam qenë komandant suprem politik, jo komandant ushtarak. E dyta, asnjë tribunal special në botë nuk mund ta rishkruajë historinë. Ne nuk kemi asgjë për të fshehur”, shkruan ‘Der Spiegel’.